Ivan Balliun e pret një ndeshje e veçantë ditën e sotme. Mbrojtësi shqiptar kthehet në stadiumin e Almerias, por kët herë si kundërshtar. Lojtari i Rayo Vallecano-s ka dhënë një intervistë për radion zyrtare të Almerias, ku ka shprehur mirënjohjen për ish-klubin e tij, por nga ana tjetër nuk e fsheh dëshirë për të fituar ditën e sotme. Të shënuarit gol e sheh si një mrekulli, por pavarësisht se sa shumë i mungon goli, shprehet se nuk do të festonte në respekt të Almerias.
“Mezi pres me padurim t’ju vizitoj. Më vjen mirë që kjo lojë po luhet në Ligën e Parë, ku Almería meriton të jetë pasi e ka kërkuar gjatë sezoneve të fundit. E di që stadiumi është shumë i rinovuar dhe mezi pres të shoh njerëzit nga klubi dhe kaq shumë miq që kam lënë atje. Të gjithë më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë. Jam i lumtur për këtë ndeshje, e cila padyshim do të jetë e veçantë. Momenti sportiv i Almerías për momentin nuk është shumë i mirë për shkak të rezultateve të fundit, por ka shumë cilësi në atë ekip dhe kjo do të ndryshojë.
Të shtunën dua që skuadra ime të fitojë, Rayo, dhe që nga ajo kohë Almeria të fitojë të gjitha ndeshjet dhe të jetë sa më lart. Pres një Almería të fortë me dy-tre lojtarë për pozicion dhe me sisteme të ndryshme loje. Atyre u pëlqen të kenë topin dhe të dalin shpejt. Nëse do të shënoja do të ishte një mrekulli, por unë nuk kam shënuar për kaq shumë kohë sa do ta kisha të vështirë të mos festoja -hehehe- por për respekt për klubin nuk do ta bëja”, ka deklaruar Ivan Balliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/