“Do ishte më mirë me dy ndeshje”, Murinjo flet për ndeshjen me Shkëndijën: Frikë mos kthehet si Plodiv

Shkëndija dhe Drita ishin 2 ekipet e trevave shqiptare që arritën të siguronin kualifikimin për në fazën e tretë të eleminatoreve të Europa Ligës. Teuta dhe Kukësi u treguan të pafuqishme ndaj ekipeve përkatëse si Granada dhe Wolfsburgu, ku pësuan nga 4 gola respektivisht, ndërsa nga ana tjetër Laçi zhvilloi një super ndeshje, por mungesa e eksperiencës bëri që izraelitët e Beersheva të përmbysnin ndeshjen në fundin e takimit.

Testi i radhës nuk do të jetë aspak i lehtë për Shkëndijën, të cilët do të luajnë përballë gjigandit anglez, Totenham. Kjo skuadër drejtohet nga Mourinho, i cili është një ekspert i kompeticioneve europiane, megjithatë tetovarët do të tentojnë gjithçka për të shkruar historinë. Mourinho ka folur ditën e sotme për Shkëndijën, duke deklaruar se nuk e njeh si skuadër, megjithatë do ta respektojë në maksimum.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën, por do ta analizojmë më së miri. Nga një anë kemi frikën e një ndeshje si ajo ndaj Botev Plovdiv, që nuk duhet të përsëritet. Në këtë situatë që jemi gjithçka është e vështirë, pasi luhet vetëm një ndeshje dhe rreziku mbetet konstant. Nëse do të luanim dy ndeshje do të kishim më shumë siguri, pasi ka gjithmonë hapësirë për të përmbysur rezultatin”,- u shpreh Mourinho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *