Fatmir Vata ka qenë i ftuar në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në emisionin “Euromania” të transmetuar në “News 24”. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka folur rreth eliminimit të Gjermanisë si dhe të ardhmes së saj, ndërsa nuk mund të linte pa përmendur edhe ekipin tonë kombëtar.
ELIMINIMI I GJERMANISË
“Kritika për eliminim e Gjermanisë, Fredi Bobiç dhe Boateng ishin të ashpër, Nuk ishte Gjermania që pritej, këtu nuk pritej shumë pasi që nga humbja me Maqedoninë e Veriut ishte turp, Me kthimin e Myler dhe Humels u përmirësua pak klima, por ata nuk ishin shpëtimtarët.
Ka ardhur koha që të vijë një erë e re, ide të reja ashtu siç e tha dhe Lëv. Gjermania ka histori, këtu nuk kishte shumë pritje. Kur Gjermania luan me Anglinë historia flet vet. Ne 15 minutat e para kishte intensitet, pastaj loja ndryshoi. Geri Lineker thotë futbollin e ka shpik Anglia, fiton Gjermania. Ka të bëjë shumë pesha e skuadrës përballë, edhe këmbët të rëndohen”.
KOMBËTARJA
“Abrashi më ngjan nga fiziku dhe nga shpirti luftarak. Me disa kolegë që kam folur thashë që më duket sikur ky brezi i ri e ka bërë këtë ardhjen në Kombëtare si autobusi 3 lekësh. Për ne e për shumë shokë tanë, kam luajtur që në 95-ën ishte krenari për ne, mezi e prisnim kur grumbulloheshim në Kombëtare.
Këta lojtarët vijnë sikur i kanë thënë për të ardhur jo për të dhënë maksimumin, ndoshta sa dinë japin. Neve na ka mbajtur dëshira. Gjermania nuk ka pasur asnjëherë emra të mëdhenj përveç grupit, Ne i kemi hapur shumë probleme Gjermanisë, fitorja me Greqinë… Kam mendimin se nuk japin 100%, kështu më duket mua. Nuk dua ta shfrytëzoj kombëtaren dhe popullin tim për të bërë emër. Lojtari duhet të shfrytëzojë performacën e mirë për të arritur te një klub i madh. Mendimi im është që në qoftë se lojtari nuk luan në ekipin e vet dhe ti e fton, do humbësh sepse ne nuk jemi Franca as Gjermania”.
E VËRTETA ME BRIGEL
“Erdhi në një ndeshje këtu, më mori në telefon dhe më tha ik te dhoma VIP se po të pret. Më tha po iki se jam me grip, por unë mendoj se ti të jesh në ekip dhe kapiten i ekipit. Bëmë një grumbullim në Peruxhia dhe unë u thirra sepse ishte një turne i vogël, ja bëra të qartë trajnerit se isha dëmtuar dhe nuk mundem të vij dot, dhe më dha leje që të shërohesha.
Erdhi ndeshja me Rusinë që fituan 3-1 dhe se mbaj mend me kë luajtëm tjetër, aty u dëmtova. Më mori në telefon dhe më tha “prapë u dëmtove”. Kisha probleme me gjurin e majtë, dhe i thashë mund të vij një ditë tjetër, dhe më tha jo nuk ka nevojë të vish fare. “Kiker” kishte shkruajtur se Vata rrezikon ndeshjen me Dortmundin, i thashë dhe trajnerit merreni në telefon, por nuk ju mbush mendja.
Pastaj Kombëtarja mori 4 pikë dhe Brigel doli tha nuk është në planet e mia Vata. Dhe doli në gazeta se unë nuk e doja Shqipërinë. Si mund ta donte ai Shqipërinë më shumë se unë? Në dy ndeshjet e radhës, i kërkova falje dhe Brigel ngeli me idenë e vetë dhe më tha “jo””.
TRAJNER I KOMBËTARES?
“Do ishte gënjeshtra më e madhe që ta refuzoja. Do të ishte nder për mua, do jepja 120% dhe në qoftë se do të ishte e mundur do jepja dhe më shumë”.
PËRBALLJET ME OLIVER KAN
“Ka thënë në një intervistë që kur do të luajmë me Bielefeldin do të luajmë kundër “Vatës”, merreshin me mua me marrjen e topit tim, me lëvizjet e mia. Ata thonin po ta bllokojmë Fatmirin, do të bllokojmë gjithë Bielefeldin. Me Oliver Kan kam pasur shumë përplasje, por në fund të ndeshjes gjithmonë i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Në 2005 është shkrepur një foto me Kan, atë ndeshje isha me Skelën dhe Duron, për mua do të ishte vendimtare një mbyllje e karrierës në Berlin, por nuk ishte e shkruar”.
HANSI FLIK
“Unë besoj se është i duhuri, të njëjtën lëvizje Gjermania bëri dhe me Klismanin. Pasi kishte Lëvin si ndihmës. Kur Flik mori Bajernin, isha pak skeptik, por kjo tregon që trajneri i dytë është mjaft i afërt me lojtarët. Mendoj se kanë bërë lëvizjen e duhur, kishte shumë emra po ishte më i miri”.
EUROPIANI
“Unë jam me Holandën që në vitin 1978, e mbaj mend si ëndërr Kampianatin Botëror të Krujfit me shokë, nuk e kam tradhtuar asnjëherë. Tek Shallvarët ishte një televizor me ngjyra, e kam parë ndeshjen e Holandës jam magjepsur, isha 17 vjeç. Ishin në fushë Rud Gulit, Van Basten. Pas Holandës jam me Gjermaninë. Shpresoj që ta fitojë Anglia këtë Europian. Ne e kuptojmë si trajner pasi ky do të ishte dhe një ngushëllim për Gjermaninë”, ka thënë Fatmir Vata./Sport Ekspres/