Eneo Bitri shënoi golin e tij të parë në kampionatin çek. Mbrojtësi shqiptar po paraqitet mjaft mirë me Banik Ostravën, ku tashmë ka nisur të jetë titullar në formacion. I pranishëm në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Bitri ka treguar ndjesitë pas golit të parë në çeki dhe pranon se një ftesë e Kombëtares do e lumturonte pa masë. Gjithashtu, ish-lojtari i Partizanit zbulon se në verë mund të hedhë një hap më cilësor në karrierën e tij.
“Ky ka qenë i 10-i. Qëpar po mendoja, të gjithë golat kanë qenë gola për tre pikë. Ishte një emocion i madh. Jam ndjerë mjaft mirë. Kemi 7 ndeshje që nuk kemi parë fitore me sy, kjo ishte një pikë kthese për ne. Ekipi ndaj të cilit fituam është shumë i fortë, është vendi i 4-t këtu në Çeki.
Pata një dëmtim dhe u rekuperova në Shqipëri. Sapo u ktheva këtu trajneri më vendosi menjëherë titullar. Do isha njeriu më i lumtur në botë nëse do më vinte një ftesë nga Kombëtarja. Por le t’ja lëmë kohës. Tani është bërë shumë e vështirë për të marrë një vend në Kombëtare. Fanella e Ostravës është bardheblu dhe unë ndonjëherë u them: “Më jepni një fanellë të zezë”. Sepse kanë edhe fanella të zeza.
Lidhja e fortë që kam me Shqipërinë? Shqipëria është shtëpia ime. Si mund ta harroj? Unë edhe kur kam ikur për herë të parë nga Partizani kam folur me çunat përditë. Kështu jam. Nuk mund të ndryshoj.
Do ketë surpriza në verë. Jo për t’u kthyer, por për të ngjitur shkallët më lart. Edhe në Çeki, por edhe në Europë”, është shprehur Eneo Bitri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/