Orges Shehi është prezantuar si trajneri më i ri i Kukësit. Menjëherë ka marrë drejtimin e verilindorëve, ndërsa presidenca nuk ka humbur aspak kohë, pasi kampionati vijon me axhendën e ngjeshur dhe është lufta për titullin kampion. Ndërkohë vetë Shehi nuk e sheh aspak problem presionin nga Gjici, i cili u shpreh se nëse nuk fitohet titulli, atëherë do të shkarkohet. Gjithashtu në fjalën e tij thuhet se do të marrë mendime nga paraardhësi, Duro.
“Nuk kam folur ende me Duron, por kam komunikim me të dhe do t’i marrë mendime. Në këtë vend sigurisht që nuk tolerohen humbjen dhe me lojtarët dua të kem edhe marrëdhënie shoqërore. Nëse jemi bashkë, i kalojmë këto situata. Për t’u vlerësuar që Gjici i beson të rinjëve, ndërsa rreziku nga shkarkimi është kudo. Edhe kur del jashtë të rrezikon ndonjë makinë, por unë nuk u trembem sfidave”, tha Shehi. /Sport Ekspres/