Manchester United nuk shkoi më larg se një barazim mbrëmjen e djeshme kundër Tottenham. Spursat kaluan në avantazh të parët dhe për këtë duket se më tepër meritë patën “djajtë e kuq“. Maguire driblohet lehtësisht dhe De Gea nuk arrin do të presë një top që i kalon shumë pranë. E gjitha kjo i ka ardhur si një sosje durimi legjendës së United, Roy Keane. Ish-futbollisti i njohur shpërthen në kritika pas ndeshjes në “Sky Skports”, ku shprehet se nuk do i linte as në autobus pas ndeshjes këta dy lojtarë, madje do ishte zënë fizikisht me ta pas pjesës së parë.
“Unë jam i shokuar me atë gol, kam parë shumë futboll në vite, por unë jam duke shfryrë nga inati. Nuk mund ta besoj që Shaë e kthen topin me kokë në ajër. Jam i habitur me Maguire. Jam i lodhur për vdekje me ketë portier. Unë do zihesha me të pas pjesës së parë, do ta kapja me grushta. Ky është një portier ndërkombëtar. Duhet të imponosh personalitetin tënd në lojë. Maguire dhe De Gean nuk do t’i lija as në autobus pas ndeshjes. Tronditëse. Unë jam i neveritur me ta. Maguire, De Gea duhet të varni kokën nga turpi”, ka qenë reagimi i Roy Keane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/