Robert Levandovski nuk ia del të fitojë Topin e tij të parë të Artë në karrierë, teksa këtë vit fituesi u shpall Lionel Mesi. Ky vendim ka sjellë edhe mjaft polemika nga pas. Gazetari italian, Alfredo Pedula, ka reaguar me një koment në “Twitter”, ku shkruan se sado suksese që të arrijë Levandovski, përsëri trofeun do ia dhurojnë yllit argjentinas. Diçka e padrejtë kjo sipas Pedulës.
“Topi i Artë për Mesin. Do t’i jepnin dy të ardhshmit, aq sa ajo që bëni gjatë sezonit nuk llogaritet. Është një çmim i përjetshëm për karrierën. Levandovski dha dorëheqjen, mund të shënosh 100 gola dhe të fitosh 10 trofe, nuk vlejnë asgjë”, shkruan Alfredo Pedula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/