“Do i drejtohem prokurorisë”, Bezhani akuzon Fidel Yllin: Nëse mendon se do thyejë prapë tavolinat, gabon rëndë

KOKSH-i mbetet i mbytur në kaos, teksa në këtë institucion vazhdojnë të shkelin ligjin me të dyja këmbët. Ditën e diel u mbajt në mënyrë të habitshme dhe në fshehtësi totale Asamblejae Jashtëzakonshme, ku u shkarkua nga detyra presindenti, Viron Bezhani. Pa praninë e mediave dhe në një kohë kur nuk lejohet grumbullimi i më tepër se 10 personave ka ardhur kjo lëvizje e papritur në KOKSH.

Megjithatë, Bezhani nuk mendon të dorëzohet dhe do të kërkojë drejtësinë deri në fund. Në një prononcim të dhënë për mikrofonin e “Report TV” ai shprehet se do i drejtohet prokurorisë për të zbatuar ligjin, ndërsa për këtë situatë akuzon deputetin socialist, Fidel Ylli. Sipas tij, politika kërkon të gllabërojë sportin, por Ylli nuk mund të hyjë me forcë në këtë institucion.

“Ajo asamble është jashtë ligjit sepse mblodhën firmat e 2/3-ve dhe një material i tillë nuk mu dha mua në dorë. E kërkova dy herë, si janë marrë këto firma? Dua origjinalin nëse është apo jo sepse rezultoi më pas që ato firma janë të falsifikuara. Unë e kërkova dy herë asamblenë statutore dhe shteti nuk ma lejoi. Këta marrin guximin që t’i grumbullojnë në këtë pandemi të jashtëzakonshëme.

Nëqoftëse deri dje politika nuk e kishte mendjen fare te sporti, dhe nuk e bëntë gjënë më miniale për të ezkistuar sporti, tani do ta gllabërojë. Këtë do ta bëjë nëpërmjet levave të tyre. Kush janë levat? Është përfaqësuesi i sportit në qeveri që është Fidel Ylli. Kjo hap një precedent të jashtëzakonshëm pasi për 3-4 muaj janë zgjedhjet. Nëse ndryshon qeveria, çfarë do të ndodhë? Do të mbledhim të gjithë federatat përsëri, t’i vëmë në rresht e tu themi nuk keni para nëse nuk vononi dhe të heqim Fidelin?!

Ky e di shumë mirë se çfarë rrëmuje u bë herën e parë që kërkonte te zgjidhej president kur u thyen tavolinat. Nëqoftëse ky mendon se do të thyejë prap tavolinat, për të hyrë me dhunë në insitucion, gabon rëndë.

Nuk kam çfarë pres. Sot do t’i drejtohem prokurorisë për njëra nga çështjet. Nesër do të çojmë padinë në gjykatë. Në të dyja rastet ata duhet të ndërhyjnë për të vendosur ligjshmërinë”, ka deklaruar Viron Bezhani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *