“Do hap pak faqen e Realit tani”, humori i Murinjos pas golit të Bale: Kur erdha këtu në 2004 ishte ndryshe…

Gareth Bale është rikthyer që të shënojë dhe të marrë rolin e heroit, teksa Totenhemi ka fituar në shifrat 2-1 kundër Bërnlit. Një triumf ky që i jep shumë entuziazëm edhe trajnerit Murinjo. Portugezi është i ndërgjegjshëm se në Angli vlen çdo fitore e marrë më tepër se në të gjitha kampionatet e Europës, pasi të gjitha ndeshjet janë të vështira për t’u fituar dhe asnjëherë nuk “trembet” rivali për të marrë tre pikët vetëm nga organika e lojtarëve.

Kur flitet për Gareth Bale, Murinjo nuk mund të shmang pak nga spektakli i tij. “Jam shumë i lumtur për golin e Bale se e ka merituar. Kur të kem pesë minuta kohë do të hap Safarin dhe do të shoh faqen zyrtare të Realit të Madridit. Dua të shoh se çfarë do të kenë shkruar. Bale e di se ne kujdesemi për të dhe Bale kujdeset për klubin tonë. Është shumë i qetë, inteligjent”, ka thënë Murinjo.

Ndërkohë kur flitet për kampionatin anglez, gjithçka flitet qartë: “Kur kam ardhur në 2004 këtu kishte disa ndeshje në kalendar ku thuhet: “Tre pikë do t’i marrë këtu, tre pikë do t’i marrë atje”. Tani nuk ka më nga këto. “Premier League” është kampionati më i fortë në botë pasi është çdo ekip i fortë. Këtu edhe një pikë është e artë”, ka thënë Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *