Do futem unë në fushë! Ironitë dhe një bravo për Asanin, këmisha e Lerdës del e shqepur pas Skënderbeut

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen përmbyllëse të fazës së parë. Në dukje një takim tërësisht i qetë ky i të kuqëve, në një përballje delikate dhe ku merren tre pikët e radhës.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3 nga Belica dhe ishte gjatë gjithë kohës në kontrollin e tyre. Por për trajneri Lerda nuk ishte kështu. Pavarësisht pamjes së përmbajtur që ofronte, me syzet e diellit që po mbante gjatë takimit, kërkonte shumë më tepër nga ekipi.

Madje në stadium dëgjoheshin edhe thirrjet ironike: “A je mirë?”, kur lojtarët e Partizanit bënin ndërhyrje të rrezikshme në mesfushë dhe rezultati ishte 3-1. Në goditjen standarte lojtarët vendas nuk po rrezikonin me daljet përpara, ndërsa mbrojtësit po qendronin në vendin e tyre dhe jo në zonë për të goditur topin siç jemi mësuar zakonisht.

Kjo ndodhi edhe në minutat e fundit, aqsa Lerda lëshoi një tjetër ironi: “Shkoni atje. Do futem unë fare në fushë”. Menjëherë pas kësaj, ishte Boldor që vrapoi drejt zonës kundërshtare. Përpos tensioneve normale në një ndeshje futbolli, u dëgjua edhe një “bravo” për Asanin për mënyrën sesi po i shërbente mbrojtjes.

Në një kohë të tillë kur ka pasur kaq shumë polemika mes tyre, vlen për t’u theksuar. Ndërsa këmisha e trajnerit Lerda ishte shqepur, për të reflektuar sadopak edhe tensionin e ndierë për 90 minutat, që nuk ia zhdukin vetëm syzet e diellit dhe pamja e ftohtë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online