“Do e kujtoj vetëm Muçi me arbitrin”, Redi Jupi: Tirana-Partizani ishte ndeshja më e vështirë që komentova

Kritikave të shumta që erdhën në përfundimin e derbit mes Tiranës dhe Partizanit i është bashkuar edhe Redi Jupi. Padyshim që bëhej fjalë për 90 minutëshin më të mërzitshëm në krahasim me derbit e tjerë që janë zhvilluar duke mos prodhuar asnjë rast. I ftuar në emisionin “Zona Gol”, Jupi është shprehur se kjo ka qenë njëkohësisht edhe ndeshja më e vështirë që ka komentuar.

“Tirana-Partizani ka qenë ndeshja më e vështirë që unë kam komentuar. Kjo pasi të dy ekipet nuk kanë prodhur asnjë rast, përveç atij episodit në fund që ndodhi dhe që ne po e diskutojmë ende. Këtë ndeshje unë jam i sigurt që askush nuk do e mbaj mend, do e harrojnë të gjithë lojtarët. Të vetmit që do e mbajnë mend janë Muçi dhe arbitri. Por sigurisht që është emocion i madh që ta ndjekësh nga stadiumi kur luan Tirana-Partizani”, u shpreh Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *