“Çunat e babit dhe të mamit do luajnë në derbi”, Skerdi Bejzade i përgjigjet Bardhit: Talent ishte Uzuni!

“Arusha” Skerdi Bejzade ka dhënë opinionin e tij në median “Sport Ekspres” sa i përket temës së ngritur nga Jurgen Bardhi. Duke folur për eksperiencën personale, futbollisti i Partizanit është shprehur se gjithmonë cilësohet si “talent në pritje” te Partizanit dhe nuk i jepet më shumë besim. Pra duke e mbajtur për të ardhmen e largët pasi konsiderohet ende i ri, megjithëse vitet po ikin.

Ndërkohë Bejzade, një prej atyre lojtarëve të dikurshëm që nga vetë epiteti i tij kuptohet lehtësisht që modeli i flokëve apo pamje fizike ishte e fundit që kishte rëndësi para mënyrës së lojës, i është kundërpërgjigjur fjalëve të Bardhit. Gjithmonë duke folur hapur dhe prerë Bejzade e këshillon lojtarin e Partizanit që të japi me tepër dhe të shfrytëzojë mundësinë që i është krijuar, duke i sjellë Uzunin si shembull.

“Talent ishte Uzuni që edhe pa përkrahje duke luajtur te Tomori apo Apolonia. Shumë lojtarë si te Partizani apo Tirana i kanë gjetur gati fanellat, e nuk dini ta shfrytëzoni. Këto ekipe nuk kanë kohë për t’iu pritur juve, talenteve, deri sa të merrni veten. Edhe pak, shumë shpejt do vij dita kur do të luajnë derbin të gjithë çunat e babit dhe çunat e mamit”, shkruan Bejzade. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online