Në futboll mjafton vetëm një ndeshje për të ndryshuar gjithë historinë. Nga “ëngjëll” në “djall” dhe e kundërta mund të shndërrohesh për 90 minuta. Kjo ndodhi edhe me trajnerin e Nottingham Forest, Lamouchi.
Pak ditë më parë kjo skuadër humbi me rezultatin 5-0 ndaj Arsenalit në Kupë, atje ku luajti nga minuta e parë portieri Muriq dhe ku ishte protagonist i një ndeshje të dobët. Tifozët ishin të irrituar me portierin shqiptar, por njëkohësisht edhe me trajnerin e ekipit. Madje në disa raste kërkohej edhe shkarkimi i menjëhershëm. Por në mbrëmjen e sotme, ka ardhur fitorja me rezultatin 2-3 ndaj Stoke. Tashmë të gjithë po duartrokasin Lamouchin, pasi ndodhet në vendin e parë të “Championship”.
Një nisje e mbarë e kampionatit, megjithëse ndaj Stoke, Muriqi u ul menjëherë në stol dhe vendin e tij e mori portieri që nënshkroi në fundin e merkatos verore, Brice Samba. /Sport Ekspres/