Roma arriti të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Sociedad në Europa League, atje ku arriti të shënonte edhe Marash Kumbulla. Në përfundim të takimit, Murinjo nuk i kurseu batutat e tij duke e lidhur këtë takim me përballjet e Champions League.
“Në pjesën e dytë të ndeshjes me Sociedad m’u kujtua ndeshja e Bayern Munchen me PSG. Ata kishin Gnabry, Mane dhe Sane në stol. Mua më mjaftonte vetëm një nga këto të tre. Milani? Urime, janë ekipi i parë italian që shkon në çerekfinale, ne duam më shumë”, tha Mourinho. /Sport Ekspres/