“Djalli” zgjohet në minutat e fundit të ndeshjes, Milani përmbys Bolonjën dhe i shkon 3 pikë larg Champions-it

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme. Kuqezinjtë kanë përmbysur Bolonjën në “San Siro” në shifrat 3-1. Miqtë kaluan të parët në epërsi, teksa Orsolini tundi rrjetën në minutën e 49. Por “djalli” u zgjua në minutat e fundit të lojës. Himenezi riktheu baraspeshën në minutën e 73-të, ndërsa 6 minuta më vonë Pulisiçi kaloi në avantazh Milanin.

Ndërkaq në minutën e 90 ishte sërish Himenezi ai që vulosi shifrat përfundimtare në 3-1. Një fitore me mjaft vlera për kuqezinjtë, të cilët i shkojnë zonës së kualifikimit për në Ligën e Kampionëve vetëm 3 pikë larg./Sport Ekspres/