Niklas Bendtner është bërë sërish protagonist në media, teksa ka kujtuar ditën e tij të parë te Juventusi. Sulmuesi danez, në një intervistë për “BBC Radio 5“, ka rrëfyer një detaj që ndoshta në shtëpinë e Anjelit nuk do të pritet aspak mirë.
Plot 12 lojtarë të Juventusit të grumbulluar në tualet me cigare dhe kafe nëpër duar ishte pamja që askush nuk mund ta imagjinonte, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub të madh dhe me profesionalizëm të lartë si “Zonja e Vjetër“. Por ky ka qenë imazhi i parë që danezi ka marrë nga aventura me Juventusin, të cilën e ndan me të tjerët 8 vite më vonë.
“Në ditën time të parë te Juventusi nuk munda të gjej shokët e mi të skuadrës. Unë kisha parë kudo … Dhe ja ku ata ishin, 12 lojtarë në banjë: cigare dhe kafe, qeshnin dhe bënin shaka. Një situatë që me të vërtetë më argëtoi. Mund të gjenit përpara Buffon ose Pirlo, por çfarë mund t’u thuash këtyre të dyve? Nëse shikon karrierën e tyre dhe sa profesionistë janë,..
Kjo gjë më hapi edhe sytë. Etika që ata treguan në fushë dhe ndjenja e përkatësisë që ekzistonte në dhomat e zhveshjes ishte e pabesueshme, kështu që askush nuk mund të paraqiste problemin e pirjes së duhanit”, ka deklaruar Niklas Bendtner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/