“Ditën e parë na dhanë prezevativë dhe vazelinë”, ish-presidenti i Barcelonës rrëfen eksperiencën në burg: Isha i shqetësuar

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka kaluar dy vite nga jeta e tij prapa hekurave. Akuzat për pastrim parash dhe përfshirja në akte kriminale i kushtuan ish-kreut të klubit katalanas të kalonte plot 643 ditë në burg. Një eksperiencë e vështirë kjo për të, të cilën Rosell e rrëfen për “Mundo Deportivo”.

Ai shprehet se ditët e para ishin më të rëndat për t’u përballuar, si dhe tregon një fakt që në fillim po e shqetësonte. Ditën e parë të burgosurve u kishin dhënë 4 prezervativë dhe 4 çanta me vazelinë. Rossell thotë se për 13 herë me radhë i kanë mohuar lirinë me kusht, ndërsa përfundon se në burg ose vdes, ose bëhesh më i fortë.

“Ditën e parë të burgut më kujtohet që na dhanë 4 prezervativë dhe 4 çanta me vazelinë. Isha paksa i shqetësuar. Çdo ditë kur avokati vinte dhe na thoshte se na kishin mohuar të drejtën e lirisë me kusht ishte e vështirë. Gjithmonë për shkak të rrezikut të largimit, pa një justifikim të dukshëm. Kjo ka ndoshur 13 herë. Mendoj se burgu më ka bërë më të fortë. Atje os vdes përbrenda si një person, ose bëhesh më i fortë”, ka thënë Rossell./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online