Dita: Laçi ishte leksion, ndaj Lushnjës nuk gabojmë

Përveç zv/trajnerit Ard Mema, dje në sallën e konferencës së shtypit ishte përzgjedhur edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Bruno Ditën, i cili përpara gazetarëve ka dhënë këtë prononcim: “Nuk ka ndeshje të lehta, sidomos ndaj këtyre skuadrave që janë poshtë në renditje. Këto takime duhen vlerësuar më shumë, pasi janë ato që të japin kampionatin. Ne jemi në formë të mirë dhe mendojmë vetëm të bëjmë përpara. Edhe unë personalisht jam mirë, madje po mundohem të bëj maksimumin tim këtu. Ndryshimi është i madh dhe këtu kam gjetur një profesionalizëm të madh dhe dua të jem për një kohë të gjatë tek Skënderbeu.

“Skënderbeu ka vite që dikton në kampionat dhe besoj se do të vijojmë të bëjmë një gjë të tillë edhe në vazhdim. Në ndeshjen e fundit kundër Laçit e di që kemi stonuar disi, pasi e menduam të mbyllur takimin, por Laçi na goditi në të vetmin rast që pati në portën tonë. Për fat të mirë reaguam, por sërish nuk jemi të kënaqur. Ndoshta nuk ishim në ditën tonë dhe ishim ende me “pushime”. Por, tani kjo na është bërë mësim dhe ndaj Lushnjës nuk do të ketë më paraqitje të tilla dhe për këtë ju siguroj. Do të jemi një ekip kompakt dhe do të mbyllim ndeshjen sa më shpejt të jetë e mundur,” – mbylli fjalët e tij Bruno Dita. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online