Pas një periudhe të gjatë prej 2 muajsh pezullim, futbolli do të fillojë pothuajse në të gjitha shtetet europiane. Megjithatë të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë, gjë kjo që ja heq pak bukurinë takimeve të zhvilluara. Por shteti hungarez ka bërë një hap të guximshëm këtë fundjavë, duke lejuar mbështetësit e klubeve të jenë të pranishëm në përballjet e mbetura të kampionatit.
Sigurisht që u zbatuan masat e distancimit social dhe testimet nuk munguan për asnjë, që nga presidentet e klubeve deri tek punonjësit më të thjeshtë. Ja cilat janë masat u ndërmorrën nga Federata Hungareze e Futbollit në mënyrë që kjo nismë të dilte e suksesshme dhe të shmangej ri-infektimi i popullsisë. 1) Në tribuna, u zu vetëm një ulëse nga 5 të tilla 2) Në stadium u lejuan vetëm tifozët të cilët vërtetuan që kanë bërë testin dhe kanë dalë negativ. Hungaria është shteti i parë që lejoi tifozët të futeshin në stadium, një vendim i cili mund të ndryshojë nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit, siç është thënë më herët dhe nga ekspertët. /Sport Ekspres/