Kukësi do të luajë kundër Lushnjës pa tifozë më 5 maj, në ndeshjen e radhës në shtëpi. Dënimi është dhënë për Kukësi-Laçi në kupë, ku pati shumë probleme dhe lojtarët e Laçit lanë fushë nën skafandrat e policisë. Dënim që ngjan si përkëdhelje, sepse nuk ka pasur as gjobë, ndërsa kundër Lushnjës tifozët e Kukësit nuk do shkonin as sikur t’i paguaje.
Ndërkaq, Ndriçim Shtubina eshtë pezulluar për dy ndeshje, për të njëjtin takim. Shkodrani tregoi fanellën nga kamera dhe tribuna, gjë që arbitri e ndëshkoi me karton të kuq. Gjithsesi, mesfushori do jetë në finalen e kupës, pasi dënimi shlyhet në kampionat dhe kjo është një tjetër çudi e futbollit tonë.
VENDIMET
1. Lojtari i KF “Laçi”, Ndricim Shtubina, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të KDS, dënohet 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF “Kukësi”,sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3.a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
3. FC “Flamurtari”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
E paska masakruar fare…..