“Fatkeqësisht prisnim më shumë nga U-19-ta në këtë kompeticion. Luanim në shtëpi. Lojtarët janë premtues, por rezultatet nuk ishin të mira. Patjetër që do t’i nënshtrohet një lloj analize pasi të mbarojnë eliminatoret dhe do të lihen detyrat”. Ka mjaftuar kjo fjali e gjatë për të lënë të kuptohet se Erjon Bogdani është thuajse i shkarkuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi… Basti “Bogu”, i zgjedhur nga vetë presidenti i federatës, që besonte te organika në dispozicion, duket se ka dështuar dhe, në mbledhjen e radhës që do të bëhet, mund të vijë ndryshimi në stol.