“Disa i ngrinin nga dyshemeja“/ Kastrati e tepronte në klubet e natës, në Poloni zbulojnë: Çelhaka nuk është si Muçi

Michniewicz është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i Legias. Situata në dhomat e zhveshjes ka qenë tepër e nxehtë dhe ishte pikërisht kreu i pankinës polake ai që e pësoi në fund. Kastrati, Johansson, Rose dhe Çelhaka u lanë në shtëpi në ndeshjen e fundit të Legias, ndërsa së fundmi zbulohen të tjera detaje mbi këtë vendimi.

Sa i përket Kastratit, Rose dhe Joahansson, arsyeja ka qenë mungesa e profesionalizmit jashtë fushe. Siç raportojnë mediat në Poloni, të tre futbollistët i kalonin shumicat e mbrëmjeve duke festuar në Varshavë, e madje bëhet me dije se disa prej tyre kishte raste kur nuk ishin më në gjendje të ecnin prej konsumit të alkoolit.

Ndërsa sa i përket Çelhakës, arsyeja e përplasjes me trajnerin ishte refuzimi i mesfushorit shqiptar për të luajtur me ekipin e dytë. Persona të afërt me klubin kanë zbuluar se Jurgen Çelhaka ndryshon shumë me Muçin, teksa është i paduruar dhe kërkon vendin në skuadër sa më shpejt.

“Ai është ndryshe nga Muçi. Ai (Muçi) gjithashtu donte të hidhej në skuadër dhe të luante sa më shpejt që të ishte e mundur, por e dinte se këtë mund ta arrinte vetëm me punë të palodhur. Ai ishte i duruar. Dhe kjo i mungon bashkatdhetarit të tij”, thonë zërat pranë klubit të Legias së Varshavës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *