DIREKT/ Vjen goli i parë, Suedia ndëshkon Zvicrën

Suedi   1

Zvicër   0

SHËNUES: Forsberg 66′

90+3′ Lang ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe fillimisht arbitri akordon 11-metërsh. Më pas me sistemin VAR e ka anuluar 11-metërshimn, por lka lënë në fuqi karotnin e kuq për mbrojtësin Lang.

79′ – Zvicra i afrohet golit me të sapofuturin Embolo, i cili godet me kokë pas një harkimi të Shaqirit nga këndi, por Forsberg  në vijën fatale e ka ndalur topin që ishte drejtuar për në rrjetë.

75′ – Zvicra e ka rritur presionin, megjithat nuk po gjen dot hapësira në zonën e Suedisë, që mbrohet mirë dhe pret mundësitë për të kundërsulmuar.

66′ GOOOOL SUEDIA – Forsberg  mjaft bukur godet nga brenda zone, topi devijohet nga një prej mbrojtësve zvicerian dhe përfundon në fundin e rrjetës.

58′ – Pjesa e dytë ka nisur më e qetë se e para. Skuadrat nuk rrezikojnë shumë dhe i ndërtojnë me më shumë kujdes aksionet.

41′ – RAST I MIRË PËR SUEDINË! Ekdal ka humbur një mundësi fantastike për shënim, pasi ishte i harruar nga mbrojtja zviceriane pas harkimit nga e djathta, megjithatë tentativa e tij ishte krjetësisht e gabuar.

39′ – RAST I MIRË PËR ZVICRËN! Xhemajli gjen hapësirë dhe godet nga brenda zone, por nuk tregohet i saktë edhe pse kundërshtari nuk ishte i vendosur mirë.

34′ – Xhaka provon me një goditje nga distanca, topi shkon pak mbi kuadratin e portës së Suedisë.

28′ – RAST I MIRË PËR SUEDINË! Berg sërish rrezikon, sulmuesi i Suedisë godet bukur nga brenda zone, por portieri  Somer bën mrekullinë, duke devijuar topin.

23′ – Berg rreikon me një goditej me kokë, Somer neutralizon rrezikun.

14′ – Shaqiri hedh një top nga e djathta, megjithatë askush nuk e devijon topin, që përfundon ngjitur me shtyllën e portës suedeze.

9′ – Berg ka një mundësi mjat të mirë, megjithatë nxitohet në momentin e fundit dhe shpërdoron një mundësi mjaft të volitshme

7′ – Zvicra më kërkuese në këto minuta të para, megjithatë pa raste të rrezikshme!

2′ – Shaqiri jep shkëndijën e parë të ndeshjes me një tentativë nga distanca!

1′ NIS NDESHJA!

PJESA E PARË

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Suedisë dhe Zvicrës, në një përballje që kishte jo pak raste për shënim. Suedezët kanë qenë më të rrezikshëm, teksa kanë krijuar dhe rastet më të pastra për shënim me anë të Berg dhe Ekdal. Performancë e mirë e portierit Somer në fraksionin e parë për Zvicrën. Të vetmin rast të rrezikshëm për zviceranët e ka regjistruar Xhemjli, i cili nuk u tregua i saktë në goditjen nga brenda zone.

Pak më parë janë zbuluar dhe formacionet dhe ka jo pak surpriza.  Të dyja palët kanë probleme për ndeshjen e sotme, sepse Suedia do të jetë pa mesfushorin e rëndësishëm Sebastian Larson, i pezulluar, ndërsa Zvicra duhet të ndryshojë mbrojtjen, sepse mungojnë për pezullim titullarët Fabian Shar dhe Stefan Lihshtajner. Ajo që bie në sy është fakti se kapiteni i skuadrës zviceriane është Valon Behrami.


Zvicra e Suedia përballen pasditen e sotme në Shën Peterburg, në një sfidë ku secila palë e ka të qartë se nuk ka mundësi më të mirë për të mbërritur në çerekfinalet e Kupës së Botës

Fitorja e Rusisë ndaj Spanjës ka qenë një sinjal i fortë për çdo skuadër që është ende në garë në Kupën e Botës, pasi tashmë nuk ka më favoritë të mëdhenj, ndërkohë që krahu i shortit ku bëjnë pjesë Suedia e Zvicra ofron një mundësi të shkëlqyer për të kapur edhe finalen, duke parë që emra si Brazili e Franca janë në krahun tjetër të tabelës dhe në fund të

paktën njëri finalist do të luajë në finale për herë të parë pas gjysmë shekulli, të paktën.

Suedia e Zvicra janë ndeshur 27 herë në histori, me secilën palë që ka fituar nga 10 herë, sinjali më i qartë që është një sfidë shumë e ekuilibruar. Suedia nuk shkon në çerekfinalet e Kupës së Botës që prej Botërorit 1994, por paraqitjet në grup ishin mahnitëse dhe tashmë shpresat janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *