Kategoria Superiore – Java 3
E diel, 24 shtator, ora 14:00
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Kukësi 3
Laçi 0
Golat
61′ – Kërkotiç ekzekuton një goditje dënimi, topi kalon gjithë zonën, dhe përfundoi te Guri që nuk goditi, por çoi topin te Alijev. Goditja e azerit gjeti devijimin e Gjonit, që i dha udhë topit për në fundin e rrjetës.
77′ – Kale shënon golin e dytë. Braziliani befason me harkimin e tij nga një distancë e konsiderueshme dhe gjen golin e parë sezonal.
85‘ – Një super top i Kales, përfundon te Bakaj, i cili lirohet dhe godet, mposht Selmanin dhe vulos fitoren.
Episodet
84′ – Smaçi tenton nga distanca, devijon Koliçi.
75‘ – Jonuzi provon nga distanca, por nuk gjen kuadratin e portës.
56‘ – Nika harkon nga e djathta, dy lojtarë kurbinas ngatërrohe me njëri-tjetrin, por topi përfundon te Lushkja që dhe pse godet nuk tregohet i saktë.
51‘ – Kërkotiç kombinon me Bakajn brenda zonës kundërshtare, sulmuesi rrotullohet dhe godet, sërish i pafat me topin që shkoi ngjitur me shtyllën.
46‘ – Pjesa e dytë nis me një zëvendësim të detyruar. Shameti i dëmtuar i lë vendin Hoxhës.
37‘ – Laçi zbret rreikshëm në kundërsulm, Nika nga jashtë zone godet bukur, por në nivelin e duhur Koliçi, i cili grushton.
36‘ – Kërkotiç kroson nga e djathta këtë herë dhe gjen Alijevin brenda zonës. Azeri godet bukur me kokë, por sërish jashtë.
32‘ – Kale nga e majta hedh një top në thellësi të zonës, Bakaj kërcen mbi të gjith dhe gjuan me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
30‘ – Bakaj gjen mundësinë dhe godet nga jashtë zone, vendimtare ndërhyrja e Selmanit, i cili shpëtoi të tijtë nga një gol i sigurt.
27‘ – Kale harkon nga një godite dënimi, e kujdesshme mbrojtja mike që largon topin.
8′ – Kombinime të bukura të kuksianëve, Guri merr një top nga Kale dhe provon me të djathtën, spektakolare pritja e Selmanit.
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti (Hoxha 46′), Alla, Imami, Kërkotiç, Musolli, Guri, Kale, Bakaj, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç. Të gatshëm: Frashëri, Rrumbullaku, Peposhi, Ethemi, Idrizi, Shtubina.
Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Kallaku 54′), Lushkja, Jonuzi, Nika, Uzuni, Xhixha. Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Vata, Shala, Bushi, Ejoh, Smaçi, Duka.
Arbitra: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Redvan Shaba, Klajdi Kola
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Astrit Dervishi
Kartonë të verdhë: Alijev 39’/ Sefgjini 60′