DIREKT | Kukësi në epërsi, Luftëtari përpiqet të hapë ndeshjen (VIDEO)

Kukësi e Luftëtari po përballen prej orës 14:00, ndërkohë që trajneri Armando Cungu ka bërë disa ndryshime në formacion. Shameti e Cuculi kthehen nga fillimi dhe është Olsi Teqja ai që ulet në stol. Maliki do të luajë djathtas, kurse Rrumbullaku tërhiqet në mbrojtja nga e majta. Ethemi e Çyrbja do mundohen të shërbejnë për Shkurtajn e Rexhinaldon në sulm.

Edhe Julian Ahmataj i ka bërë zgjedhjet e tij për formacionin. Rikthimi i Hoxhës bën që Rapa të luajë në të djathtë të mbrojtjes dhe Demo të spostohet përpara. Aleksi mungon i pezulluar dhe krah kapitenit Ramadani do të luajë Rapo. Ymeraj është risia dhe detyra e tij do të jetë të organizojë sulmet e bluzinjve.

PJESA E PARË – Luftëtarit i mjafton edhe një pikë në transfertë, ndaj edhe shihet i rreshtuar prapa. Kukësi ka iniciativën dhe kërkon që të zhbllokojë ndeshjen. Gjithsesi për të filtruar deri pranë portës së Ruçit nuk është e lehtë.  Tenton Ethemi nga distanca, por nuk ka saktësinë e duhur. Më pas është Çyrbja, i cili në dy momente kërkon portën nga brenda zonës. Herën e parë durrsaku tregohet i pasaktë, kurse më pas portieri i Luftëtarit ndali topin, që më pas i shpëton nga duart.

Atë moment të mirë Kukësi e shfrytëzon, pasi Limaj me një gjuajtje nga distanca arrin të befasojë portierin Ruçi. Topi, pasi u përplas në tokë, shkoi drejt e në rrjetë. Goli bën që Luftëtari të shohë disi më shumë përpara, por pa rrezikshmërinë e duhur.  Kur u menduar se po mbyllej 1-0, erdhi edhe goli i dytë. Një faull i fituar pas shtesës, u shfrytëzua nga Kukësi. Ddzaria ishte ai që arrit të realizojë pas pasimit në zonë të Ethemit dhe Kukësi shkoi në pushim me epërsinë e dy golave.

Kategoria Superiore – Java 24
E shtunë, më 2 mars, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

KUKËSI-LUFTËTARI              3-0
Shënues:
Limaj 22′, Dzaria 45+3′, Rama 90+3

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi (Teqja 12′), Rrumbullaku (Xhemaili 61′), Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rexhinaldo, Shkurtaj (Rama 46′). Trajner: Armando Cungu
Luftëtari: Ruçi, Rapa (Açka 46′), Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani (Hanti 46′), Rapo, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Emigers Ganxhi, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Besnik Kaimi
Kartonë të verdhë: Limaj 35′ / Koconis 40′

EPISODET

89′ Teqja largon një top të rrezikshëm brenda zone. Ndërhyrje e pastër, por mjaft e guximshme, sepse qendërmbrojtësi mund të shkaktonte penallti. Të kota protestat e gjirokastritëve.

80′ Gjirokastritët janë më kërkues prej shumë minutash, por Kukësi po kontrollon me qetësi dhe e ka ulur ndjeshëm ritmin. Mungojnë rastet për shënim dhe ndeshja po zvarritet drejt përfundimti.

61′ – Probleme për Rrumbullakun, mbrojtësi i majtë del nga loja për të riun Faton Xhemaili. Zëvendësim i detyruar.

57′ – Fili provon me një goditje nga distanca, fieraku i pasaktë në tenativën e tij. Mbi tra topi i gjuajtur nga sulmuesi anësor.

46′ – E dyta nis me zëvendëzime. Shkurtaj lë fushën për Valdet Ramën, kurse te Luftëri Rapa e Ramadani zëvendësohen nga Açka e Hanti

45+3 GOL – Dy minuta shtesë të akorduara dhe Kukësi fiton një faull. Kryesori Meta lejon të ekzektutohet dhe pas një skeme Irakli Dzaria shfrytëson pasimin e Ethemit dhe realizon.

22′ GOL – Vesel Limaj arrin të realizojë golin e avantazhit për Kukësin. Mesfushori mposhti Ruçin me një gjuajtje nga jashtë zone.

20′ – Ethemi  nga e majta lëviz mirë dhe fut një top në zonë. Shkurtaj nuk e arrin topin, që shkon te Çyrbja. Ky i fundit me të majtën godet mbi tra.

15′ – Valon Ethemi provon me një goditje dënimi në pozicion ballor. Mesfushori anësor gjuajti mbi tra, asnjë rrezik për portierin Ruçi.

10′ – Ardian Cuculi dëmtohet dhe lë fushën e blertë, dy minuta më vonë Teqja aktivizohet në vend të tij. Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia doli nga fusha me ndihmën e Rexhinaldos e Shametit dhe shpresohet mos të ketë një dëmtim të rëndë.

5 minutat e para – Gjirokastritët janë të vendosur prapa dhe mundohen të mbyllin hapësirat për futbollistët e Kukësit, të cilët duan të realizojnë sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *