Direkt/ Luftëtari fundos Vllazninë, Lushnja habit në Kamzë

Luhen dy ndeshjet e para të javës së 30-të. Në Shkodër zhvillohet takimi më interesant i ditës së sotme, me Vllazninë që kërkon reagimin pas humbjes një javë më parë në Durrës. Vizitor do të jetë Luftëtari, një nga skuadrat që prodhon futbollin më të bukur në vend dhe që tani pretendon për një vend në Kupat e Europës. Skuadra e Gjokës nuk duhet të gabojë kurrsesi në shtëpi, ndaj pritet të jetë një takim mjaft i luftuar.

Në Kamzë vendasit presin Lushnjen e rënë nga kategoria, por që ka treguar se e respekton kampionatin. Tekniku Julian Ahmataj do pikët e para si timonier i Kamzës dhe shpreson që kjo të jetë ndeshja e kthesës për skuadrën e tij. Kjo sfidë do të luhet pa praninë e spektatorëve, për shkak të dënimit që debutuesit morën nga Komisioni i Disiplinës pas përballjes me Kukësin.

Vllaznia-Luftëtari      0-2

Shënues: Abazaj 52′, Bregu 86′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Orelesi (Çinari 57′), Lika (Kalaja 72′), Vucaj, Krymi (Tafili 79′), Riba, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka. (Të gatshëm: Selimaj, Pjeshka, Bardulla, Gurishta).

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljeviç, Rapa, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Abazaj (Aurelio 70′), Bregu, Shkurtaj (Lamçja 45′). Trajner: Hasan Lika. (Të gatshëm: Ruçi, Minga, Beqiri, Demo, Janku).

Kartonë të verdhë: Krymi 17′, Malota 61′ / Rroca 33′

EPISODET

85′ GOL LUFTËTARI! Kundërsulm perfekt, Bregu kombinon me Rrocën dhe del vetëm me Sherrin, duke mos gabuar!

79′ Prej disa minutash Luftëtari kontrollon mirë lojën dhe në kundërsulm krijon raste të pastra, por nuk shënon. Edhe Rroca, nga një pozicion i mirë, gjuan fort, por Sherri pret në pozicion qendror.

67′ Kros nga e majta e sulmit shkodran, Sukaj tenton fluturimthi me gjysmëkthesë, por mbi traversë.

66′ Kërkon penallti Vllaznia, për një rrëzim të Gilman Likës në zonë, por kontakti me Xhekson duket minimal.

52′ GOL LUFTËTARI! Çfarë goli Abazaj! Sulmuesi i transferuar këtë javë tek Anderlehti në Belgjikë shënon një gol spektakolar, duke kaluar bukur në krah Mersinin dhe duke goditur nga një pozicion i pamundur. Vllaznia në telashe të mëdha!

45’+2 Provon nga distanca edhe Vucaj, por qendrore dhe portieri Athanasopulos ndal në dy kohë.

45′ Sukaj tenton me të majtën nga distanca, mbi traversë. Ndërkohë, sulmuesi i Luftëtarit Vasil Shkurtaj është dëmtuar dhe është detyruar të kërkojë zëvendësimin, me Lamçen që futet në vend të tij.

39′ Bregu e Abazaj krijojnë panik në zonën shkodrane. Pas disa kombinimesh, Bregu futet në zonë, shmang bukur Gocajn dhe jep një kros që shkon te Abazaj, por sulmuesi në pozicion të vështirë gjuan jashtë.

24′ Vllaznia sërish e rrezikshme, me Sukajn që merr një kros nga e djathta, shkon në fundore dhe jep një pasim në qendër, por Ribaj nuk e arrin dot.

12′ TRAVERSË VLLAZNIA! Gilman Lika lëshon një gjuajtje të shkëlqyer me të majtën nga jashtë zone, traversa shpëton Luftëtarin. I pafat mesfushori i Vllaznisë!

10′ Vllaznia humbet një rast të pabesueshëm. Pas një fillimi mjaft të qetë të ndeshjes, Krymi futet në zonë dhe merr një pasim perfekt, por nuk arrin të godasë si duhet, edhe pse i vetëm me portierin, në pozicion të prirët.

Kamza – Lushnja     2-1

Shënues: Plaku 47′, 88′ / Sefa 76′

Kamza: Avdyli, Idrizaj (Rezi 54′), Çukoviç, Kuqi, Zguro, Mehmeti, Arrabal, Plaku, Malaj (Zefi 71′), Fukui, Fili (Ymeraj 84′). Trajner: Julian Ahamtaj. (Të gatshëm: Gjonikaj, Agalliu, Basha, Lelis).

Lushnja: Bejte, Magani, Koreshi, Premçi, Meto, Gava, Taullau (Haxhiu 74′), Gava, Branica, Papa (Ademi 58′), Sefa (Çela 81′). Trajner: Ilir Gjyla. (Të gatshëm: Spaho, Alushi, Pergjini, Dervishi).

Kartonë të verdhë: Branica 56′, Meto 78′

GOLAT

46’ Sebino Plaku avancon bukur brenda zone dhe me të djathtën e tij tregohet i saktë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

76’ – Magani harkon nga e majta dhe Sefa me kokë tregohet i saktë, duke e çuar topin nën këmbët e Avdylit dhe në fundin e rrjetës.

86’ – Nga këndi vjen një top i saktë në shtyllën e dytë, ku Plaku i harruar nga mbrojtja mike, me kokë shënon golin e dytë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *