Direkt/ Korea e Jugut gol, Gjermania jashtë Botërorit!

KOREA E JUGUT – GJERMANI      2-0

Shënues: Kim  90’+3

MEKSIKË – SUEDI                           0-3

Shënues: Augustinson 50′, Grankvist 62′ Pen., Alvarez 74′ aut.

90’+3 GOL KOREA E JUGUT! NDODH E PAMENDUESHMJA! GJERMANIA JASHTË KUPËS SË BOTËS! I MERITUAR ELIMINIMI

74′ GOL SUEDIA! Dërrmohet Meksika, shënon edhe autogol. Megjithatë, ende Meksika është e kualifikuar, sepse Gjermania nuk po shënon.

62′ GOL SUEDIA! PENALLTI PËR NORDIKËT, KAPITENI GRANKVIST NUK DAL! RËNDOHET SITUATA E GJERMANISË, POR EDHE MEKSIKËS!

50′ GOL SUEDIA! Augustinson trondit Meksikën, por dhe Gjermaninë. Tani kampionët e botës duhet të shënojnë patjetër.

PUSHIMI I NDESHJES 45 minuta qetësi totale në grupin F, ku realisht ka zhgënjyer Gjermania. Jo se Korea e Jugut e ka vënë në vështirësi të mëdha, por kampionët e botës nuk kanë bërë thuajse asgjë në sulm, duke pritur me qetësi, edhe pse kështu rrezikojnë shumë. Dy barazime pa gola, te ndeshja mes Suedisë e Meksikës ka shumë më tepër tension e betejë, pasi dihet që një gol ndryshon gjithçka, por kujdes, nëse Suedia shënon, Gjermania do të duhet të fitojë me çdo kusht. Nëse pastaj Gjermania fiton 1-0 dhe Suedia rastësisht fiton 2-1, kampionët e botës kthehen në shtëpi. Ka pak gjasa të ndodhë, por është futboll, Portugalia e Spanja e panë para pak ditësh ç’do të thotë të përballesh me ekipe të vogla, por shumë të motivuar.

43′ Gjermani zhgënjyese, të paktën me rivalë kaq modestë duhej të tregonte pak më shumë dëshirë për fitore!

39′ Gjermania e përgjumur. Detyrohet Humels të dalë në sulm, duke krijuar panik te koreano-jugorët.

31′ FANTASTIK OÇOA! Suedia rrezikon sërish me goditje nga këndi dhe një gjuajtje nga pak metra devijohet në këndore me reflekse të shkëlqyera nga portieri i Meksikës!

25′ Korea e Jugut nis të marrë zemër. Një kros në zonë, mbrojtja gjermane nuk largon mirë dhe Son godet fluturimthi me të djathtën, paksa mbi traversë. Deri tani Gjermania bën lojën, por Korea e Jugut ka qenë më e rrezikshme!

18′ NOJER, DRITHËRIMA! Korea e Jugut nuk kishte dalë ende në sulm, por me një goditje dënimi nga distanca drithëron gjermanët, sepse Nojer nuk e ndal si duhet topin dhe më pas e largon me vështirësi. Ndërkohë, Frosberg iu afrua golit në ndeshjen ndaj Meksikës. Mjaft agresivë skandinavët!

17′ MEKSIKA PRANË GOLIT! Karlos Vela jep sinjalin e parë për Meksikën, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por paksa jashtë.

14′ Gjermania krijon një mundësi të mirë, me disa lojtarë në kundërsulm, por krosi nga Gorecka devijohet në këndore, ndërsa Verner priste i vetëm në zonë.

12′ Vijon të këmbëngulë Suedia, që rrezikon sërish, si gjithnjë me goditje nga këndi.

10′ Gjermania e nis me qetësi, pa u sforcuar. Korea e Jugut mbrohet mirë dhe nuk ka asnjë rast deri tani.

5′ E nis fort Suedia, që krijon rrezikun e parë në portën meksikane, por largon mbrojtja. Pak më vonë, portieri Oçoa ndal një top me duar jashtë zone, sërish shumë e rrezikshme Suedia me kroset në zonë.

1′ KARTON I VERDHE MEKSIKANI GALARDO! REKORD NË BOTËROR, 12 SEKONDA!

1′ NISIN NDESHJET

Standings provided by Sofascore LiveScore


Koha për grupin e Gjermanisë, sepse sot pasdite luan sfidat e treta në grupin F dhe do të mësohen dy skuadrat që avancojnë e më tej.

Gjermania u mund bujshëm në debutim nga Meksika dhe fitoi me shumë vuajtje e fat ndaj Suedisë në ndeshjen e fundit, duke marrë vendin e dytë falë një magjie nga Toni Kros në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Ai gol ishte një çlirim për kampionët në fuqi, por edhe për shumë bastvënës, që sërish do të besojnë te Gjermania ndaj Koresë së Jugut, në një sfidë ku triumfi gjerman duket i sigurt dhe priten edhe gola. Kjo për faktin se skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv duhet të fitojë pastër për të mos pasur nevojë për llogari dhe pse jo për të fituar edhe grupin, nëse humbet Meksika, ndërkohë që Korea e Jugut nuk ka ç’të mbrojë më dhe tani luan shansin e fundit, duke qenë se fitorja e fut në valle, nëse Suedia humbet.

Gjermania bën ndryshime, sepse kthehen në formacion Humels e Ozil, shenjë se trajneri Lëv beson plotësisht te fantazisti edhe pse e uli në stol ndeshjen e shkuar. Humels merr vendin e të pezulluarit Boateng, Kedira kthehet në mesfushë dhe Gorecka merr vendin e Tomas Mylerit.

Sfida e skandinavëve kundër Meksikës është një betejë më vete, sepse një fitore me shumë gjasa do të kualifikojë Suedinë, ndërsa barazimi i mjafton Meksikës për të kaluar grupin si fituese e tij.

Me sa është parë deri tani, Meksika është favorite, duke qenë se ka luajtur futboll shumë të mirë dhe shënon me lehtësi të madhe, ndryshe nga Suedia, që armë të vet ka mbrojtjen e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *