Partizani për ringjallje, Kamza për të tentuar sërish pozicionimin pranë 3 skuadrave të kreut. Një ndeshje mjaft interesante në Tiranë, një miniderbi që sheh Kamzën më latr në renditje.
Partizani me Trashin si mbrojtës të majtë, Kamza me Filin në stol, “ish”-in e madh të sfidës, ashtu si Stevan Raçiç.
Kategoria Superiore – Java 18
E diel, 4 shkurt, ora 16:00
PARTIZANI – KAMZA 2-1
Shënues: Asani 7′, 23′ / Plaku 26′
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi (Mala 46′), Batha, Asani (Abdurrahimi 57′), Bardhi, Lukas (Çulum 77′), Progni. Trajner: Klevis Dalipi
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro, Idrizaj (Fili 46′), Arrabal, Imeri, Fukui, Plaku, Raçiç (Rezi 60′). Trajner: Ramadan Ndreu
Kartonë të verdhë: Progni 75′ / Fili 63′
GJYQTARË: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Adrian Beqiri
GOLAT
7′ GOL PARTIZANI! Krosim pa ndonjë rrezikshmëri nga Bardhi, afër flamurit të këndit, por topi merr një trajektore të çuditshme, përplaset në traversë dhe kthehet në fushë, ku Asani i vetëm e çon në rrjetë. Start perfekt për Partizanin!
23′ GOL PARTIZANI! Gol sërish Asani, këtë radhë i vetëm me portierin kundërshtar. Pasim i shkëlqyer nga Lukas.
26′ GOL KAMZA! Kros perfekt nga Hektor Idrizaj, Plaku zhytet me kokë thuajse rrafsh me tokën dhe shënon një gol shumë të bukur.