Dinamon e pret dueli i parë i vështirë dhe Vllaznia kërkon “hakmarrjen” ndaj Teutës, ja oraret e javës së dytë të Abissnet Superiores

Abissnet Superiore nisi me një spektakël golash dhe plot emocione, duke premtuar një sezon mjaft të bukur për tu ndjekur. Java e dytë e elits së futbollit shqiptar fillon me një duel të fortë si ai mes Dinamos dhe Laçit, që do të luhet mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Kjo do të jetë prova e parë e vështirë për nëndetësen blu, e cila ringjithet pas shumë vitesh në Superiore me dëshirën për të gjetur sërish lavdinë e dikurshme.

Edhe java e dytë do të jetë e ndarë në 3 ditë përgjatë fundjavës së ardhshme. Kështu dy duele pasojnë sfidën mes Dinamos dhe Laçit. Vllaznia kërkon “hakmarrjen” ndaj Teutës, që i rrëmbeu titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë. Më herët në të njëjtën ditë zhvillohet Skënderbeu-Partizani, ndërsa java përmbyllet me dy ndeshjet e së dielës, Tirana-Egnatia dhe Kukësi-Kastrioti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e dytë e Abissnet Superiore:

E premte

19:45 Dinamo-Laçi

E shtunë

16:45 Skënderbeu-Partizani

19:45 Vllaznia-Teuta

E dielë

13:45 Tirana-Egnatia

16:45 Kukësi-Kastrioti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *