Dinamo është në zi sot, sepse u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-futbollisti i famshëm i Dinamos, Ibrahim (Hume) Kodra.
Një ish-mbrojtës i dalluar, Kodra luajti nga viti 1966 deri më 1977 për Dinamon, duke qenë një pikë kyçe për ekipin blu. Para kalimit në ekipin e parë, ishte pjesë e moshave tek i njëjti klub, duke qenë për 3 vite rresht kapiten i të rinjve.
Një dinamovit puro, Kodra mbajti numrin 4 gjatë gjithë karrierës, duke fituar shumë trofe.
“Sport Ekspres” i dërgon ngushëllime familjes së legjendës blu.