Dinamo e Kievit “hakmerret” ndaj Partizanit të Beogradit, e shkatërron me 6 gola në Champions

Dinamo e Kievit ka marrë një fitore me goleadë ndaj Partizanit të Beogradit. Ukrainasit hynë në fushë tejet të motiviar për fitore, duke kërkuar “hakmarrjen” për qendrimet gjeopolitike të mbajtura nga shteti dhe klubet serbe. Lojtarët e Dinamos hynë në fushë me flamujt e tyre kombëtarë dhe zgjodhën të mos i zgjasnin dorën futbollistëve serb.

Partizani gjeti i pari rrugën e rrjetën me golin e shënuar në pjesën e parë të takimit, por shpejt do të vinte përmbysja. Shaparenko (41′), Brazhko (43′) dhe Karavaev (45’+1′) kthyen rezultatin që në fraksionin e parë të lojës. Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm nga ukrainasit, me Kabaevin që shënoi të 4-tin në minutën e 55. Saldanha Marinho ngushtoi rezultatin në të 66-n, por Dinamo e Kievit vulosi shifrat në 6-2 me golat e shënuar nga Popov (83′) dhe Pikhalyonok (90’+3′). Ndeshja ishte e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League-s. Ballafaqimi i dytë mes skuadrave do të kryhet javën e ardhshme në Beograd./Halit Delibashi-Sport Ekspres/