Dinamo e ka seriozisht me italianët në krye, afron Superioren dhe përzgjedhësit në Romë

Dinamo është në rrugën e duhur për t’u kthyer si në vitet e lavdishme të futbollit shqiptar. Kryeqytetasit janë endur së fundmi në vendet e fundit të Kategorisë së Parë, por me ardhjen e presidentit Marko Pontreli janë rikthyer rezultatet pozitive.

Tanimë mbahet vendi i parë në Kategorinë e Parë dhe te Dinamo trishtohen vetëm nëse pësojnë një gol në ndeshje. Pra një situatë që ka ndryshim rrënjësor nga e kaluara dhe suksesi do të përmbushet me rikthimin në Superiore.

Por me nisjen e 2021 vjen edhe një njoftim i bukur i Dinamos për tifozëte saj. Pas afrimit të emrave të njohur për stolin si Françesko Moreiro dhe Fabricio Mikoli, do të ketë edhe përzgjedhës në Romë për t’i tërhequr te Dinamo futbollistët më të mirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *