Dinamo “dhunon” kampionët dhe tremb Skënderbeun

Sot në mbrëmje u luajt supersfida e futbollit kroat, Rijeka-Dinamo Zagreb, fituar 2-0 nga kryeqytetasit. Edhe pse pa një futbollist shumë të rëndësishëm si algjeriani Sudani, në sulm mjaftoi përforcimi i madh i verës, sulmuesi kilian Zhunior Fernandes, i cili shënoi dy golat e fitores në minutat 12 e 40, goli i dytë me 11-metërsh. Më pas, administrim perfekt i ndeshjes, edhe pse me një lojtar më pak për 30 minutat e fundit.

Fitorja ka konfirmuar formën e jashtëzakonshme të Dinamos në këtë fillimsezoni, sepse skuadra nga Zagrebi kryeson tashmë me 13 pikë në 5 ndeshje, me një golaverazh 12-2, ndërsa Rijeka ndjekëse ka 4 pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *