Dinamo nuk i përket më Tiranës, ose më saktë nuk i përket më askujt. Klubi legjendar i luan ndeshjet në Pezë-Helmës, por as aty nuk lejohet të luajë me tifozë. Policia refuzon të marrë përsipër organizimin e ndeshjeve, ndaj sot kundër Erzenit tifozet e Dinamos qëndrojnë pas portave, jashtë kompleksit. Pamje qesharake, realisht, sepse shkallët e ministadiumit janë bosh, por ndeshja mund të shihet qetësisht rreth e rrotull fushës.
Ndërkaq, tifozët e Dinamos kanë vendosur edhe tre flamuj në mënyrë të çuditshme, me Dinamon, Tiranën e Partizanin që janë ngjitur e ngjitur. Dy prej tyre luajnë në Kategorinë e Parë, ndoshta ndaj është shtuar dashuria (të paktën Tirana ka shtëpi)!