“Dilni jashtë se nuk është paguar“, gazetari tregon ngjarjen skandaloze te Vllaznia: Lojtarët i kanë përzënë nga restorani, u vendosën ultimatume

Situata te Vllaznia ka shkuar shumë larg, teksa lojtarët janë bërë bashkë dhe kanë bojkotuar stërvitjet. Të papaguar që prej muajit janar, futbollistët e klubit shkodran nuk kanë parë mënyrë tjetër për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje. Suad Lici do të shprehej se nuk mund të paguante për një punë të pakryer, megjithëse kontrata e detyron Vllazninë të paguajë lojtarët. Për këtë temë ka folur edhe gazetari Drilon Xhepollari në “Ora TV”, ku tregon edhe më tepër detaje.

Sipas tij edhe një episod skadaloz ka ndodhur në kampin shkodran, ku futbollistët janë përzënë nga restoranti ku gjithnjë konsumonin vaktet e tyre. Arsyeja ka qenë fakti se klubi nuk kishte paguar dhe për këtë arsye lojtarët nuk mund të ushqeheshin më aty.

“Futbollistët e Vllaznisë kanë edhe një problem tjetër, u përfundojnë kontratat në fund të majit. Ata vendosën me bojkot. Në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje me klubin Vllaznia, ata do të bojkotojnë stërvitjen dhe do të largohen. Pritet një mbleshje e Këshillit Bashkiak për të vendosur nëse do të kalojë buxheti apo jo. Problemi nuk është vetëm me lojtarët Shkodran, por edhe me ata të huaj që nuk jetojnë në Shkodër, të cilëve u është hequr e drejta e shtëpive, që janë të paguara.

U kanë vendosur ultimatum nëse nuk paguajnë do i largojnë nga shtëpia. Restoranti ku drekojnë dhe konsumojnë drekat, darkat, mëngjesin, i ka vendosur ultimatum. Madje i ka nxjerrë një restorant, u ka thënë ‘largohuni se klubi nuk ka paguar’. Kjo është skandaloze. Për më tepër preket edhe personaliteti i lojtarit, është shumë e rëndë“, ka bërë të ditur gazetari Drilon Xhepolllari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *