Ndeshja e ekipit kombëtar po afron dhe vëmendja është kthyer nga kuqezinjtë. Në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora News” është diskutuar në lidhje me dilemat e sulmit në formacionin e Kombëtares. I pyetur se kë do të zgjidhte mes Cikalleshit dhe Brojës, Vangjel Mile ka preferuar sulmuesin kavajas, duke sjellë si argument faktin se ka më tepër eksperiencë me fanellën kuqezi.
“Sigurisht që do të luante Cikalleshi. Unë nuk jam Silvinjo, por mendoj që do të luajë Cikalleshi. Ka më shumë eksperiencë me Kombëtaren. Ka më shumë ndeshje në këmbë me Kombëtaren dhe ka bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit. Ne nga Broja presim shumë, por a do të përshtatet me këtë grup? Ka diçka, ne kemi parë një ekip kombëtar që luan shumë mirë në grup. Kurse Brojën, kur e kemi parë në ekipin kombëtar, e kemi parë që ka aftësi shumë të mira individuale dhe ka zgjidhur vetë shumë situata një kundër një dhe ka shënuar”, ka thënë Vangjel Milja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/