“Dikush duhej që të hapte krahun”, Nevil Dede i sqaron të gjitha: Unë nuk erdha nga rruga te Tirana

Nevil Dede ka sqaruar gjithçka sa i përket largimit të tij nga Tirana. Menjëherë pas përplasjes së mendimeve me Halilin sa i përket formacionit të hedhur në fushë kundër Laçit, trajneri ka zgjedhur që të lërë skuadrën në duart e Osmanit dhe duke u larguar nga stadiumi. Në një intervistë për “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”, Dede është shprehur se nuk është penduar për vendimin e marrë, pasi dikush duhej që të hapte krahun.

“I falënderoj të gjithë tifozët, drejtuesit dhe presidentin e Tiranës. Ika për shkakun se nuk ndajmë të njëjtat ide së bashku për zhvillimin e ekipit. Dikush duhej që të hapte krahun, në këto raste është trajneri që hap krahun. Në momentin që dikush fillon punën dhe merr përgjegjësi, atëherë duhet të ekzistojë besimi. Nëse nuk ka besim, atëherë është e kot. Kështu dua ta shoh dhe nuk jam precedent.

Jam ndarë me Halilin në mënyrën më paqësore të mundshme. Unë nuk vajta te Tirana nga rruga, që të isha pa punë dhe të isha i dëshpëruar. Isha te Shqipëria që ka një president të Federatës që duhet të jetë shembull edhe për ekipet tona, pasi nuk të ndërhyn asnjëherë në punë. Nuk më kanë ndërhyrë asnjë përveçse sot te puna. Mund të them se sot kam bërë një formacion tjetër nga vendosja që u hodh në fushë kundër Laçit. Tirana ka shumë kualitet, por nuk jam penduar që u largova pasi trajneri për këtë paguhet, që të bëjë punën e tij”, ka thënë Dede. /Sport Ekspres/

One thought on ““Dikush duhej që të hapte krahun”, Nevil Dede i sqaron të gjitha: Unë nuk erdha nga rruga te Tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *