Dikur ylli i Milanit, Honda habit në “Twitter”: Më merrni mua, nuk dua para

Keisuke Honda ka qenë një prej lojtarëve që Milani kishte më shumë pritshmëri përpara disa sezonesh, madje duke u quajtur edhe si “ylli” i kuqezinjëve. Por emri i tij do të zbehej shumë pas kalimit te Pachuca në Meksikë, për të kaluar te Melburne në Australi dhe tani është pa kontratë.

Si të ishte një lojtar jo shumë profesionist, Honda ka bërë një kërkesë në “Twitter”. Madje duke e shfrenuar shumë fantazinë, pasi ka kërkuar kalimin te Manchester United. Por për të qenë sa më realist, sulmuesi japonez është vetëofruar edhe pa lekë, vetëm për të luajtur me një ekip të madh.

“Më bëni një ofertë. Unë nuk kam nevojë për para, dua vetëm të luaj me një ekip të madh dhe me lojtarë të mëdhenj”, shkruan Honda. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online