“Dikur Shqipërinë e shihnim vend periferik”! Media në Itali i jep jehonë punës së Armand Dukës: Ky njeri shikon drejt së ardhmes

“Nëse ka një njeri që sheh drejt së ardhmes, pa u bazuar te e tashmja, quhet Armand Duka”. Kështu e ka nisur mes të tjerash shkrimin e saj media e njohur në Itali, FlashSport, për presidentin e FSHF. Në median italiane është bërë një analizë rreth punës së Federatës së Futbollit, duke u ndaluar veçanërisht në mënyrën sesi ajo është drejtuar nga Armand Duka.
Media italiane ka vendosur theksin në punën e madhe që është bërë vitet e fundit në terrenet sportive, në rezultatet e Kombëtares shqiptare dhe në lidhjen më të fortë që tanimë kemi me UEFA-n dhe FIFA-n. “Flashsport” tregon se Shqipëria tanimë nuk është ai vendi periferik që në Itali njihnin, por një realitet që duhet pranuar nga të gjithë.

“Vizioni për të parë drejt së ardhmes, në Shqipëri mban emrin Armand Duka. Më shumë se 20 vite në krye të FSHF, e ka transformuar Shqipërinë nga një realitet periferik në Europë në një lëvizje në rritje, të aftë për të konkurruar me këdo në skenën ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet me UEFA-n dhe FIFA-n janë forcuar, duke i lejuar Shqipërisë të përfitojë nga programet e zhvillimit që synojnë shoqatat në zhvillim. Ideja është e thjeshtë, por ambicioze: të krijohen kushtet që talentet të rriten pa qenë të detyruar të kërkojnë jashtë vendit gjithçka që vendi i tyre nuk mund ta ofrojë.

Ndërtimi i stadiumit Air Albania përfaqëson një nga simbolet më të dukshme të fazës së re të futbollit shqiptar, por puna e Federatës nuk u kufizua vetëm në stadiumin kombëtar. Në vitet e fundit, investimet në qendrat stërvitore, kampet rinore dhe mjediset e dedikuara për përgatitjen e ekipeve kombëtare janë rritur.
Një ekip kombëtar që është bërë simbol i një vendi. Nën presidencën e tij, Shqipëria arriti rezultate historike.
Sot, Shqipëria nuk konsiderohet më thjesht një ekip kombëtar i aftë për të befasuar, por një lëvizje në zhvillim e sipër, e mbështetur nga një strukturë federale që ka zgjedhur të investojë në të ardhmen.

Dhe kjo është ndoshta trashëgimia më e rëndësishme e presidencës së Armand Dukës: të kesh demonstruar se një vizion i qartë, i shoqëruar me planifikim dhe investime, mund të ndryshojë fatin e një federate të tërë dhe të kontribuojë në rritjen e sportit si një trashëgimi kombëtare”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/