Marash Kumbulla është një emër që vazhdon të zgjojë interesin e shumë klubeve të njohura. Merkatoja e verës pritet të jetë e nxehtë për të, teksa që tani lista e atyre që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit shqiptar është e gjatë që tani. Interi duket si i avantazhuar dhe më ngulmues deri në këto momente, por për të arritur te Kumbulla duhet që të fitojë derbin jashtë fushe me Milanin. Kuqezinjtë do të hidhen në treg për të përforcuar prapavijën e tyre dhe talenti shqiptar është i duhuri për ta.
E kështu koha tregon se në këtë jetë çdo gjë ecën me shpejtësi dhe situatat mund të kthehen përmbys nga momenti në moment. Dikur ishte pikërisht Marash Kumbulla ai që me një qeshje në fytyrë do të fliste për ëndrrën e tij që të vishte fanellën e Milanit një ditë, megjithëse i dukej diçka shumë e largët për t’u arritur. Por tani rolet janë këmbyer dhe është klubi i njohur italian që ëndërron shërbimet e 20-vjeçarit shqiptar, e ndoshta pse jo mund t’i duket edhe një objektiv i largët në merkato, duke marrë parasysh cilësitë e Kumbullës dhe gjigantët europianë që i janë vënë nga pas./Sport Ekspres/
#kumbulla sul #Milan.
Un club tra i più grandi d’Europa. pic.twitter.com/UXk5rW1VXm— Louis Girardi (@LouGirardiReal) February 9, 2020