Dikur me fanellën e Milanit dhe nuk i hapte telefonin Alban Bushit, Ismet Sinani firmos në Serinë D të Italisë

Fjala “talent” e humb shpeshherë kuptimin në mediat sportive shqiptare. Shumë emra futbollistësh kanë bërë jehonë në artikuj dhe shpeshherë trajnerët e Shqipërisë duke përfshirë edhe ato të moshave janë kryqëzuar për mos thirrjen e disa elementeve që janë zhdukur me kohën.

Ismet Sinani ishte një prej tyre që po shkëlqente me të rinjtë e Milanit. Në vitin 2018, sulmuesi që doli si produkt i kuqezinjëve la gjurmë në futbollin e moshave të Italisë. Por në fakt momenti më vendimtar për të gjithë lojtarët është kalimi që bëhet nga moshat te ekipi i parë, për të kuptuar realisht nëse kemi të bëjmë me “talent të vërtet”.

Alban Bushi do të kritikohej shumë nga mediat pasi në listën e Shqipërisë mungonte Sinani, me teknikun e kuqëzinjëve që u detyrua të jepte shpjegimin; “Kemi bërë çdo gjë për ta marrë, por nuk mund ta marrim me zor. Ka thënë se do të vij, në fund nuk të hap as telefonin”.

Por si ka shkuar karriera e Sinanit? Në rënie të lirë! Në sezonin 2018-2019 ka luajtur për Juve Stabian në Serinë C, për t’iu bashkuar Sicula Leonzio po në të njëjtën kategori. Në janarin e këtij viti erdhi transferimi në Serinë D me San Giorgio Sedico, ndërsa së fundmi është firmosur për Levico Terme që endet mes vendeve të fundit të kësaj kategorie. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *