Dikur luanin te Partizani dhe Skënderbeu, Aliti konfirmon Atalantën dhe Rrahmani zyrtarizohet te Napoli

Ëndrrat kthehen në realitet vetëm nëpërmjet punës së madhe dhe asnjëherë me dorëzim. Pavarësisht vështirësive që në një vend mund të jenë pak më të mëdha e diku tjetër më e lehtë, arritja e qëllimit ka gjithmonë shumë shkallë për t’u kaluar.

E këtë herë një histori e bukur na vjen nga dy qendërmbrojtësit që dikur luanin në Superiore, njëri me fanellën e Partizanit dhe tjetri me të Skënderbeut. Ka gjasa që pas kësaj merkato të janarit, të dy lojtarët të jenë sërish kundër në fushën e lojës, vetëm se këtë herë me fanellën e Napolit dhe të Atalantës.

Flasim për Amir Rrahmanin, që i përket ekipit të Napolit. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi që do të vijë në ditën e sotme dhe është formale pasi gjithçka është mbyllur. Ndërsa futbollisi tjetër është Fidan Aliti.

Në një intervistë të dhënë për “Fotbollskanalen” ka pranuar se zërat për një interesim të Atalantës janë të vërteta, megjithëse nuk jep shumë detaje për atë që do të ndodhë. Transferimi nga Skënderbeu te Kalmari i ka dhënë një dorë të madhe këtij lojtari, që duke i shtuar edhe paraqitjet me Kosovën, ka bërë që të jetë i kërkuar nga ekipe të njohura. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online