Dikur ishte komentator futbolli, Ilir Meta rrëfehet: Dashuria për Celtic? Nisi nga “trokitjet e birrave” për Vatën

Përveçse presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është një nga politikanët që është parë më shpesh në stadium, duke shfaqur dashuri të madhe për sportin. Pra gjithmonë duke e gjetur kohën për të ndjekur futbollin pavarësisht angazhimeve të shumta.

Shumë më ndryshe nga politikanët e tjerë që shihen nëpër stadiume vetëm në momentet kur Shqipëria është pranë një suksesi apo kur luhet ndaj Serbisë dhe Francës. Gjatë një interviste për emisionin “Paso” që transmetohet në “Top Albania Radio”, Meta ka bërë një rrëfim teksa kujtohen kohën e vjetër, atje ku ka bërë edhe komentatorin e futbollit.

“Më herët kam qenë peshëngritës, por e kam lënë këtë sport për shkakun se nuk prisja dot dhe doja që të shpallesha kampion direkt (qesh). Kjo kërkonte kohën e saj dhe shumë punë për të mbërritur deri në atë pikë, por unë nuk mund të duroja gjatë.

Pastaj kam provuar edhe komentatorin e futbollit. Gjithmonë dëgjonim “nga njëra ndeshje në tjetrën” nga Ahmet. Ishte miku i babait tim dhe më ftoi që të bëja një provë për të provuar komentimin, pasi kishin qenë student bashkë.

Mua më jepej shumë për të shkruar dhe shkruaja mirë. Kam komentuar disa ndeshje, në veçanti për Kavajën pasi nuk kishte komentator të përhershëm. Më pas kam komentuar Lushnjen, Fierin dhe në Tiranë. Kam shkuar në këto qytete për të komentuar ndeshjet e futbollit. Pastaj kuptohet që me nisjen e lëvizjes demokratike ra interesi për futbollin dhe interesi im për të vijuar këtë angazhim. Por dashuria ime për radion ka qenë e hershme dhe ishte shumë emocion që të komentoje në radio.

Në ditën e dielë e gjithë Shqipëria, burri me gruan dhe e dashura me të dashurin dilnin në rrugë me radio në duar. Jam një ndjekës i futbollit dhe e dua shumë sportin. Për kë ekip bëj tifoz në Shqipëri? Nuk mund t’ju them një emër konkret, në fakt edhe ekipet që unë mbështes kanë shumë luhatje. Në fillim isha me Dinamon se babai ishte i çmendur me Dinamon, pastaj u bëra me Partizanin dhe tani kam vlerësim maksimal për Tiranën.

Është detyra e presidentit që të mbështes dhe të motivoj kampionët, por kjo nuk duhet që të krijoj xhelozi për ekipet e tjera. Unë jam mbështetës i flaktë i Kombëtares së Shqipërisë, pastaj Kosovës dhe pastaj Zvicrës. Si lindi dashuria me Cëltic? Fillimisht nga Rudi Vata që e kam pasur shumë mik.

Unë isha në një samit në Sarajevë dhe bashkë me disa të tjerë zyrtarë që ishim të mbrojtur nga personat që na shoqëronin. Në atë moment përpara nesh afrohen tifozët e Celtic pasi kishin ndeshje kundër Sarajevës. Na panë që kishim siguri dhe e menduan se ishim njerëz me poste të larta, për këtë arsye nisën që të bërtisnin edhe më tepër në koret e tyre.

Unë i dallova nga stema pasi e njihja këtë ekip. Mendova që të shkoj t’i përshëndes dhe i përmenda emrin e Rudi Vatës. Më pas nisi edhe biseda jonë, me birra nëpër duar nisëm që të bënim edhe gëzuar. I urova fitoren Celtic ndaj Sarajevos dhe shkrepëm disa pjesë nga momenti në fjalë. E postoj në “Tëitter” dhe kur më thonë të nesërmen që është pushtuar faqa me pëlqimet dhe komentet nga tifozët e Celtic. Shkova në Shqipëri postova një tjetër foto me një fanellë të Cëltic që e kisha nga Rudi Vata dhe pati të njëjtin shpërthim. Kështu nisi edhe historia”, ka thënë Ilir Meta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *