Dikur gazetar, sot drejtues te Partizani/ Xharo: Shkarkimi i Lerdës ishte shaka për Olsi Ramën

Gjergj Xharo, një emër shumë i njohur për median shqiptare pasi ka punuar si një gazetar i përkushtuar ndaj futbollit shqiptar. Por së fundmi detyra është ndërruar, pasi ka një post drejtuesi te Partizani.

I ftuar te “Supersporti”, por tani jo për të dhënë mendime personale, por për të mbajtur qendrime klubi, është folur edhe sa i përket asaj video që bëri bujë me presidentin Demi. Ky i fundit u shpreh se nëse humbet në derbi, i pari do të shkarkohej trajneri. Por sipas Xharos, është e gjitha një keqkuptim mediatik dhe një shaka që lidhej për një “shkarkim” të Olsi Ramës.

“Kam logo, nuk mbaj mikrofon tani, ky është ndryshimi. Jam si ata futbollistët e rinjë, me uri për fitore. Ajo që u pa te kamera nga Demi, nuk është e drejtuar për trajnerin. Ka qenë për një tjetër, ka qenë për shaka se do të shkarkohej Olsi Rama. Ka qenë vetëm një shaka pra që u keqkuptua nga media”, ka thënë Xharo. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online