Dikur garonin për mbijetesë dhe tani mbajnë vendin e dytë në Francë, merr fundi ecuria e 13 ndeshjeve radhazi pa humbje për Brestin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Çudia më e madhe e këtij sezoni në Ligue 1 quhet Brest. Klubi francez ka qenë befasia e madhe në kampionat. Dikur garonin për të siguruar mbijetesën, ndërsa tashmë gjenden në vendin e dytë në renditje, me 9 pikë më pak se PSG-ja kryesuese.

Ecuria e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Deri më sot, Bresti numëronte plot 13 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, teksa disfata e fundit datonte më 5 nëntor kundër Monakos. Por Lensi i ka dhënë fund ecurisë së gjatë si i pamposhtur. Lensi ka fituar me shifrat 1-0 kundër Brestit. Fati i takimit u vendos që në minutën e 39, kur Aguilari e dërgoi topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/