Dikur fitonte medalje olimpike dhe më pas u bë e dashura e Vladimir Putin, Kabaeva për dënimet e sportit ndaj Rusisë: Faqja më e turpshme e historisë

Alina Kabaeva do të fitonte medalje olimpike në gjimnastikën artistike. Më pas ajo u përfol nga mediat edhe si e dashura e Vladimir Putin. Në momentin aktual kur të gjithë janë kundër tij, Kabaeva zgjedh që ta mbrojë.

Nisur nga sanksionet e shumta ku nuk shpëtoi as bota e sportit, Kabaeva ka thënë se një veprim i tillë është i turpshëm. “Shqetësimi i tyre për botën është po aq hipokrite sa lu.fta për sportin e pastër. Ata nuk u interesuan dhe nuk larguan nga gara asnjë vend që mori pjesë në vras.jen e qindra mijëra civilëve në Jugosllavi, Irak, Libi dhe Siri.

Por tani përfaqësuesit e sportit janë shumë të zemëruar që Rusia ka vendosur të mbrojë Donbasin dhe Luhanskun nga nazistët. Qëndrimi ndaj Rusisë është faqja më e turpshme në historinë e sportit botëror”, tha Kabaeva. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *