“Dikton të gjithë mesfushën”! Tjetër vlerësim i madh për mesfushorin e Shqipërisë, Ylber Ramadani merr vendin e 2 në Serinë A

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ylber Ramadani po përjeton momentin më të mirë të karrierës. Ky mesfushor po arrin që të shkëlqejë te Kombëtarja dhe në klub, këtë herë në nivelet më të larta, në Serinë A. Që pas transferimit te Lecce ka marrë edhe vendin e titullarit.

Në mbrëmjen e djeshme është marrë një tjetër fitore, kundër Genoas, në shifrat 1-0. Pas këtij tre pikëshi, Lecce ka marrë përkohësisht vendin e 2 në Serinë A, teksa nuk numëron humbje deri tani. Sa i përket vlerësimit të Ramadanit, “Tuttomercatoëeb” i ka dhënë notën 6.5, duke e futur tek më të mirët e takimit. “Ka fizikun dhe personalitetin e duhur në mesfushë, e menaxhon mirë topin dhe vendos diktatin në mesfushë”, shkruhet nga media italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *