Diferenca shkon në 16 pikë nga Atletiko, Barcelona e ka humbur busullën në La Liga

Barcelona nuk arriti të fitojë ndeshjen ndaj Eibar, e cila do ta ndihmonte për tu ngjitur në klasifikimin e përgjithshëm të La ligës. Katalanasit e kanë patur të pamundur të luanin pa Lionel Mesin, që është kthyer në një lider absolut të skuadrës.

Me këtë barazim, blaugranasit poziciohen në vendin e 6-të në tabelë, 7 pikë më pak se Atletico Madrid, por dhe dy ndeshje më shumë. Në rast se të dy sfidat e paluajtura nga Atletico Madrid shkojnë si pas planit, kjo diferencë mund të thellohet në 16 pikë.

Trajneri i ri Koeamn erdhi si “shpëtimtar” tek Barcelona, pasi njihej për taktikat e tij dhe lojën e bukur. Megjithatë ky duket të jetë një nga vitet më të dobëta për katalanasit. Pas ndeshjes Koeman ka bërë një dekaratë, e cila ka irrituar shumë tifozët e kësaj skuadre. Sipas trajnerit hollandez do të jetë shumë e vështirë të fitohet titulli.

“Të jem realist, fitimi i La Ligës duket shumë i komplikuar. Asnjëgjë nuk është e pamundur, por duhet të shikojmë dhe diferencën e madhe të pikëve. Atletico Madrid më duket shumë i fortë, pësojnë pak gola. Nuk dua të them që skuadrës time i mungon eksperienca, por jemi në një periudhë tranzicioni dhe këto rezultate janë të kuptueshme”- u shpreh Koeman.

Pritet të shfaqet dhe reagimi i tifozëve pas kësaj deklarate pesimiste që ka bërë trajneri, i cili duket të ketë pak shpresë në fitimin e trofeut në Spanjë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *