Diferenca që te lojtarët rezervë, Edvan Bakaj ishte surpriza e madhe e Tiranës

Nëse Tirana ndodhet në vendin e parë dhe po kryeson Superioren deri tani, kjo vjen padyshim edhe për shkak të organikës që ka kjo skuadër. Jo vetëm 11 lojtarë në fushë, që janë edhe më të mirët, por edhe pankina ka kualitete të larta për futbollin shqiptar.

Një surprizë e bukur për bardheblutë ishte portieri Edvan Bakaj. Gjithmonë titullari i padiskutueshëm ka qenë Ilion Lika, por që këtë herë nuk mundi të luante për shkak të angazhimeve personale. Madje skuadra kryeqytetase u detyrua që të merrte edhe portierin e katërt të saj, që në përballjen ndaj Skënderbeut do të ishte zëvendësuesi direkt i Bakajt.

Përballë sulmeve të Skënderbeut, që nuk munguan në këtë takim, Bakaj tregoi se ishte në lartësinë e duhur. Faktikisht portieri 31-vjeçar ka një eksperiencë të madhe mbi shpatulla, por pritja e tij ndaj Bregut gjatë goditjes së dënimit, ishte momenti më kulminant. Diferencat nisin që te stoli, pa lënë të theksohet se trajneri Mema po pret edhe disa lojtarë të tjerë nga rikuperimi, ku mes të cilëve spikat emri i Andi Lilës. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online