Franca U-21 dhe Shqipëria U-21 do të përballen në mbrëmjen e sotme në një ndeshje miqësore, përpara se vendi t’u lihet Kombëtareve A. Me shumë vëmendje dhe interes të lartë pritet ky takim, ndërsa te Shpresat tona ndodhen shumë lojtarë që janë gati për të bërë hapin edhe te trajneri Reja.
Por diferencat me Francës U-21 që kushton më shumë se 300 milionë euro është vërtet e frikshme. Kuqezinjtë duhet të japin gjithçka në fushën e lojës, për të qenë sa më shumë konkurrues, duke parë edhe nivelin e kundërshtarit. Sa i përket formacionit të mundshëm të Francës, kjo është skema që do të përgatitet nga trajneri Ripoll sipas vetë mediave vendase. Atje shihen lojtarë klasi, që luajnë me ekipe si PSG. Leipzig, Celtic Glasgou dhe shumë ekipe të tjera të njohura në Europë.
Formacioni i mundshëm i Francës U-21: Lafont – Dagba, Konaté, Zagadou, Aït-Nouri – Bernède, Soumaré, Reine-Adelaïde (cap.) – Diaby, Edouard, Gouiri.